Koka e ulur te goli i Barella-s, Hysaj kritikohet pa mëshirë, tifozët duan Balliun në krahë (video)

by S.M

Italia përmbysi golin blitz të Shqipërisë me Bastoni e Barella e pas një çerek ore lojë mori kryesimin. Pikërisht në golin e shënuar nga mesfushori i Inter, që bëri rezultatin 1-2, u evidentua gabimi i Asanit që spastroi zonën keq duke e dërguar topin te Barella. Por në konkluzionin e lojtarit ishte Elseid Hysaj me gjestin e tij, që tërhoqi mbi vetë mërinë e tifozëve kuqezinj.

Në minutën e 16′ Barella lëshoi një trinë të djathë që përfundoi në këndin e pambrojtur të portës së Strakoshës, por Hysaj mund ta kishte ndaluar. Ose të paktën të ishte përpjekur ta ndalonte. Topi kaloi afër mbrojtësit, që uli kokën duke i hapur rrugën topit. Pikërisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë zakonisht një lojtar i rolit. Hysaj ka kështu përgjegjësinë kryesore në golin që përmbysi ndeshjen, por nuk është rasti i vetëm. Lojtari i Lazios është krejtësisht jashtë forme dhe Italia nga krahu i majtë organizoi me Dimarco rastet më të rrezikshme.

Ivan Balliu është gati dhe në miqësoren e provuara përpara Europianit impresionoi me mënyrën e interpretimit të rolit, si ajo e një mbrojtësi modern. Anësori i Rayo Vallecano ishte konsistent edhe në fazën ofensive dhe tani tifozët kuqezinj, duan të shohin atë kontribut, në ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, që është vendimtare për të shpresuar kualifikimin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.