Për një vit e gjysmë make-up ka qenë diçka që ka munguar në rutinat e përditshme të shumë njerëzve. Në fund të fundit, pse ti lyesh buzët kur mbi to do të vendosësh një maskë? Dhe pse të aplikoni make-up kur takimet do të jenë virtualisht?
Por me shumë prej nesh që dalin dhe shkojnë në zyrë, gjithçka do të ndryshojë dhe për fat të mirë, ka disa tendenca mjaft të shkëlqyera grimi për sezonin e vjeshtës.
Shqiptari Mario Dedivanovic – themeluesi i Makeup by Mario dhe njeriu, miti dhe legjenda që fshihet pas pamjes më të mirë të bukurisë së Kim Kardashian – tregon ato që do jenë tendenca e këtij sezoni.
“Vjeshta është koha për të përmirësuar rutinat e grimit, nga vera në pamje më të ngritura dhe të kombinuara”, tha Mario. “Ndërsa i afrohemi vjeshtës, mendoni për ngjyra më të pasura dhe më të guximshme në sy dhe buzë.”
“Vjeshtën e kaluar, në qendër të vëmendjes ishte kujdesi për lëkurën, i cili evoluoi në trendin e shëndetshëm të lëkurës që po shohim tani”, tha ai. “Këtë vit, ngjyra po kthehet, por make-up-i i mbushur me përbërës të kujdesit të lëkurës patjetër do të jetë në trend.”
Mario beson në investimin në produkte që janë “pa kohë, funksionojnë mirë për ju pavarësisht sezonit dhe ju bëjnë të ndiheni shkëlqyeshëm”. Kështu ai ndau pesë tendencat kryesore të kozmetikës që ia vlen të provohen këtë sezon.
- Vetulla të plota, me pamje natyrale
- Buzë të buta, mat
- Tonet e purpurta
- Ruzh e njëtrajtshme
- Lëkurë e lyer lehtë
Burimi: Revista Psikologjia