5 gola dhe një asist, Cikalleshi është lojtari i momentit te Konyaspor, realizon ndaj Kasimpasa (video)

Sokol Cikalleshi dhe ekipi i tij, Konyaspor ia kanë dalë të marrin një 3 pikësh mjaft të vlefshëm në shtëpi. Konyaspor u përball me Kasimpasa në kuadër të javës së 13-të të superligës turke.

Sulmuesi i Kombëtares nuk e nisi titullar këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 60’ të sfidës. Vetëm 4 minuta pas hyrjes së tij në fushë, Cikalleshi zhbllokoi shifrat dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Por kavajasi nuk e ndali me kaq, pasi në minutën e 77’ ai asistoi për Guilherme, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Deri më tani në kampionatin turk, Cikalleshi ka shënuar 5 gola, teksa numëron edhe dy asistime.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)