30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën: Diskutuam situatën…

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky këtë të premte. Biseda është përqendruar tek situata në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Biseda telefonike mes Ramës dhe Zelenskyt zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Presidenti ukrainas ka postuar në Tëitter se pjesë e bisedës me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.