250 mijë euro në arkat e Skënderbeut, klubi korçar shet “xhevahirin” e skuadrës në Turqi (EMRI)

Dean Liço nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut për sezonin e ri. Korçaret kanë arritur marrëveshjen për shitjen e kapitenit në Turqi.

Fantazisti do të vazhdojë karrierën te skuadra e Igdir FK, e cila militon në kategorinë e dytë turke. Mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Prezantimi i lojtarit në Turqi është çështje ditësh, teksa janë zbuluar edhe prapaskenat e këtij transferimi.

Nga kjo shitje Skënderbeu përmirëson financat, ku 250 mijë euro shkojnë në arkat e korçarëve. Gjithashtu drejtuesit e klubit kanë mbajtur edhe 15% të kartonit të kapitenit, ku do të përfitojnë sërish nëse klubi turk do ta rishesë Liçon. Ky i fundit largohet nga “Ujqërit e Dëborës” pas 2 sezonesh dhe nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës