Pogradeci i Samuel Nikajt, arriti të shpallej kampion i Kategorisë së Parë, teksa mposhti Valbonën në finale me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës dhe festës, trajneri shkodran i skuadrës liqenore, në prononcimin e dhënë për “MCN” u shpreh:
“Jam i lumtur realisht, për mua ky sukses është pak, sepse kam dalë 3 herë kampion në Kategorinë e Parë, për qytetin është shumë. Kam ardhur për respekt të Nesti Binishit, më dha mundësinë për herë të dytë se vjet dështova. Pogradeci është qytet i qetë, që të le mundësi për të punuar. 21 ndeshje pa humbje. Ndeshja në Gjirokastër ishte shumë delikate, me një ambient të acaruar. Vjet skuadra bënte futboll më të bukur, por sivjet zgjodha ustallarët e Kategorisë së Dytë.
Kjo kategori ka më shumë menaxhim se futboll. Edhe në Gjirokastër, skuadra e menaxhoi mirë rezultatin. Jemi skuadër e punuar.
Është shumë herët, sot hoqa një apartament mbi shpinë. Në qoftë se objektivat e mia janë sinkron me të klubit, do të qëndroj, pse mos ta vazhdoj. Të bëhem trajner që rri 3 vite në një klub. Të shikojmë është shumë shpejt.