1 pikë larg Skënderbeut, Mehmeti shpreson në një mrekulli: Dua titullin e së parës, ja plani për Dinamon e Superiores

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka siguruar Kategorinë Superiore, megjithatë klubi blu shpreson në një tjetër objektiv, atë të titullit kampion në Kategorinë e Parë. Diferenca me Skënderbeun kryesues është vetëm 1 pikë larg dhe Dritan Mehmeti shpreson në një mrekulli. Ekipi kryeqytetas do të luajë ndaj Luzit në javën e fundit të kampionatit, ndërsa Skënderbeu në transfertë me Lushnjen.

“Matematikisht titulli është ende në lojë dhe patjetër që do t’ia bëjmë shërbimin ndeshjes së fundit të kampionatit. Sido që të shkojë, do të bëjmë punën tonë, duke respektuar veten dhe emrin e Dinamos. Duam të bëjmë një ndeshje sa më të mirë. Sa i përket merkatos do të shohim me shumë kujdes për të krijuar një bosht sa më të fortë për një Dinamo solide në Superiore. Për emra konkretë nuk mund të flasim, por kuptohet që përforcimet duhen për të gjitha repartet”, ka përfunduar trajneri i bluve, Mehmeti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.