2.7K
Zoran Zekic nuk është më trajner i Partizanit. Lajmi i bujshëm qarkullonte prej ditësh në medie sportive, por tashmë zyrtarizohet nga vetë klubi i Partizanit që njofton me një post në rrjete sociale se ka mbyllur marrëveshjen me klubin Osijek për transferimin e kroatit tek ish-klubi i tij.
Siç është përfolur në medie, të kuqtë do të përfitojnë plot 100 mijë euro nga shitja e trajnerit Zekic, i cili erdhi në verë para fillimit të aventurës europiane. Largimi i Zekic vjen edhe për arsye familjare siç ka thënë vetë ai. Vendin e tij do ta marrë përkohësisht drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.