Zyrave të Punës në Tiranë më së shumti po u drejtohen të papunë në moshë të madhe. Me diplomë për agronomi, ky zotëri thotë se nuk i është ofruar asnjë mundësi punësimi, megjithëse ka muaj që pret.
“Jam me shkollë të lartë. Diçka duhet të ket dhe për ne. Kam mbaruar Agronominë e latrë në Korçë, kam kërkuar dhe smë janë përgjigjur asnjëherë, jam në fundin e asistencës dhe jemi pa punë akoma, ka 8 muaj që po vazhdoj me asistencë,” tha qytetari.
Kur vendet e punës që u ofrohen, nuk përmbushin pritshmëritë ose nuk i përshtaten formimit, shumë nga punëkërkuesit mjaftohen me asistencën.
Në vlerë parash, sa gjysma e pagës minimale.
“Po jam në vazhdim të asistencës, 160 mijë lekë është. Me 160 mijë
lekë nuk paguan dot ujin dhe dritat.
Erdha për punë se jam papunë, edhe kërkoj një punë ose ndonjë asistencë.
Këtu s’vijnë njerëzit për punë, vijnë për të mar ndonjë ndihmë ekonomike,” thanë ata.
Çdo fillim viti bizneset private i drejtohen zyrave të punës për të deklaruar vendet vakant në sektore të ndryshëm që përballen me mungesë punëtorësh.
“Drejtohem te zyrat e punës për nja marrëveshje dypalëshe,” tha ai.
Numri më i lartë i vendeve vakantë është përgjithësisht në sektorin e fasonerive, në ndërtim dhe në shërbimin e bareve dhe restoranteve.