Zvicra do të shpërblejë qytetarët nëse arrijnë të bindin miqtë e tyre për t’u vaksinuar

by KLIKOJE.AL

Qytetarët zviceranë që bindin miqtë e tyre të marrin vaksinën kundër COVID-19, do të shpërblehen me një vakt në restorant apo edhe shkuarje në kinema si dhuratë nga shteti, sipas një skeme që synon rritjen e shkallës së ulët të vaksinimit të vendit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha në një konferencë shtypi në Bern se “shkalla e imunizimit.. mbetet shumë e ulët dhe kjo do të thotë që vendi nuk mund t’i jap fund masave të kontrollit.

Nën iniciativën prej 150 milionë franga, çdo personi të sapo vaksinuar do t’i kërkohet të emërojë një individ që e bindi atë për të marrë vaksinën, dhe ai individ do të shpërblehet me 50 franga për të shkuar në restorant ose kinema.

Qeveria tha se gjithashtu kishte në plan të shpallte një javë kombëtare të vaksinimit, me 170 qendra të lëvizshme vaksinimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.