Zv.trajneri i Vllaznisë nuk i mban dot lotët pas eleminimit, momenti kur qan me dënesë (video)

Vllaznia

“Ëndrra” e shkodranëve për të ngritur lart titullin kampion pas 23 vitesh mori fund mbrëmjen e djeshme. Egnatia “shuajti” kështu edhe shpresën e fundit të kuqeblutë në këtë sezon.

Barazimi 0-0 me Egnatian në “Air Albania” do të ishte fatal për Vllazninë, me shkodranët që “lajnë duart” me titullin kampion. Sigurisht që ky eliminim dhemb shumë, sidomos tek “djemtë” shkodranë.

“Shkodra Sport” ka shpërndarë një video ku shikohet zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi. Ky i fundit i ulur i vetëm në stol qan me dënesë këtë eliminin, ndërsa mbulon fytyrën me fanelën e Vllaznisë. Një moment që nuk do shumë fjalë, teksa ‘dhimbja’ ndjehet shumë te të gjithë shkodranët.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës