“Zjarrfikësja erdhi 40 minuta me vonesë”/ Flasin fqinjët e 50-vjeçarit që humbi jetën nga djegia e banesës: Djali ka ardhur dhe…

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë pas mesnatës në lagjen Zogaj në Shkodër, ku një 52-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u shkrumbua plotësisht nga flakët. Fatmirësisht bashkëshortja e tij arriti të dalë nga banesa pa dëmtime nga zjarri.

Ndërkohë një nga fqinjët e çiftit ka treguar për mediat momentet e zjarrit dhe përpjekjet për ti ardhur në ndihmë 52-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Ai ka treguar se e lajmëruan menjëherë zjarrfikësen por kishin arritur në vendngjarje pas 40 minutash.

“Në orën 2 pa një çerek ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë.Sepse vetëm unë e kam komshi.Tu bërtit o Riza o Riza, hajde se u dogj burri. Djali ka ardhur e ka mbetur shakull në oborr prej trishtimit duke kërkuar ndihmë për të atin. Kam ardhur me djalë e me gru, jam futur deri në katin e parë te shkallet duke thirr emrin e të shoqit o Bahri.

Nuk është përgjigj. Kam marrë me u ngjit në kat të dytë, më ka dal tymi e flaka përballë. Ka ardh djali pastaj më nje shok të vetin, janë ngjitur deri lart dhe kanë qenë duke ngel atje lart prej tymit. Kam marrë zorrën e ujit dhe jam munduar për me e fik zjarrin. Kemi lajmëru zjarrfikësen, ato mund të kenë ardhur pas 40 minutash”, tregoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.