Tirana vijon të jetë aktive në merkato. Në orët e fundit, Klikoje Sport ka mësuar se klubi bardheblu ka firmosur me një qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për Ziad Ouled-Haj-M’hand, 22-vjeç nga Holanda i cili vitet e fundit i ka kaluar në kampionatin slloven me skuadrën e Goricës.
Në të shkuarën, lojtari është aktivizuar në ligat e ulëta të Gjermanisë dhe Austrisë. Ziad Ouled-Haj-M’hand pritet t’i japë një dorë në qendrën e mbrojtjes Tiranës, pas problemeve fizike që kanë shfaqur Dembele, Kola dhe Ermal Meta.
Skuadra e Tiranës ka vi juar stërvitjet intensive edhe të mërkurën, duke u përgatitur me seriozitet për ndeshjet me Flamurtarin. Programi përgatitor ka përfshirë seanca taktike dhe analiza me ekipin, ku trajneri Roberto Bordin dhe stafi i tij kanë punuar për të përmirësuar lëvizjet në fushë, organizimin mbrojtës dhe koordinimin mes repartit të mesfushës dhe atij të sulmit.