Zgjimet e shpehta gjatë natës mund të duken një dukuri e zakonshme, të cilat shkaktojnë lodhje por në fakt mund të ketë efekte shumë serioze në shëndet.
Një studim tregoi se gratë kishin gati dyfish rrezik vdekjeje nga një sëmundje kardiovaskulare ose ndonjë shkak tjetër krahasuar me gratë që bënin një gjumë më të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, burrat, të cilët kishin gjumë të shpeshtë me ndërprerje kishin 25% më shumë gjasa të vdisnin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që kishin një rutinë të qëndrueshme të gjumit. Por si shpjegohet ky ndryshim midis grave dhe burrave?
“Gratë dhe burrat kanë mekanizma të ndryshëm kompensues për t’u marrë me efektet e dëmshme të gjumit të paqëndrueshëm”, shpjegon autori i studimit Dominik Linz. Sidoqoftë, arsyeja që gjumi i paqëndrueshëm mund të çojë në vdekje të parakohshme nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët.