Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi kërkesë Ministrisë së Brendshme: Të shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identifikimit

by KLIKOJE.AL

Komisionieri Shtetëror Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

Në një postim në rrjetet sociale, Komisionieri Shtetëror Ilirjan Celibashi thotë se edhe personat që u skadon dokumenti i identifikimit biometrik në 25 prill, duhet të kenë të drejtën të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik”, shkruan Celibashi.

Më herët edhe Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një shkresë kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të kartave të identiteti dhe pasaportave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.