Tirana vijon të jetë aktive në merkato. Pas shumë largimeve, drejtuesit kanë filluar të lëvizin duke mbushur boshllëqet. Tsotne Patsatsia, Lleshi, Angelo Tafas dhe Serge Tabekou janë afrimet e fundit. Klikoje Sport ka mësuar ekskluzivisht se Arbin Zejnullai ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e klubit të Tiranës. Këto ditë, lojtari do të hedhë firmën në kontratë, duke u bindur gjithashtu edhe nga shuma financiare që i ka ofruar Tirana.
Për Zejnullain ka patur kërkesa nga Shkëndija e Tetovës dhe Partizani. Arbin Zejnullai ishte një nga ata që ia ka dalë të fitojë dy titujt kampion me Egnatian si protagonist, madje ndër të paktët që ka shënuar gola në të dyja edicionet. Edhe pse klubi i ofroi rinovimin, ai vendosi që të shkëputej nga skuadra e Edlir Tetovës, për të vijuar një aventurë të re në karrierë.