194
Finlanda, vendi i ngrirë i veriut kryeson listën si vendi më i lumtur në botë, për të gjashtin vit radhazi. Finlanda duket se e ka “sekretin e lumturisë” dhe këtë vit ajo është gati ta ndajë duke ofruar “seminare lumturie” për 10 persona me fat, të gjitha shpenzimet e paguara, përmes Visit Finland.Masterclass i Lumturisë është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 15 qershor në Kuru Resort, një vendstrehim në Lake District të Finlandës.
Visit Finland do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, të cilat përfshijnë një dhomë private dhe akses në një sauna dhe banjë private, sipas faqes së internetit Visit Finland. Platforma tashmë është hapur dhe pranon aplikime deri më 2 prill.