119
Big Brother VIP tashmë është reality show më i përfolur në trojet shqiptare, dhe ka mjaft ndjekës të rregullt të këtij formati, të cilëve praktikisht “nuk u shpëton gjë”. Express ka parë se në logarinë e Instagramit të Olti Currit një ndjekëse i dërgon një video nga ku evidentohet një detaj i dyshimtë i bisedës së Monikës me Arjolën.
Në këtë bisedë, duket se Monikës i ka rrëshqitur goaj e ka thënë se ka folur dicka me vajzën, ndërkohë që kjo nuk lejohet sipas rregullave të programit.
Arjola i ka bërë me shenjë që të frenohet.
“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- është shprehur aktorja, të paktën sipas komentit të ndjekësit.