Një zarf i zi ka mbërritur pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas njoftimi të Vëllai të Madh, Ilnisa është dënuar për shkak se nuk ka ndezur mikrofonin. Si dënim ajo do të jetë “e padukshme” nga banorët e tjerë, të cilët nuk duhet të kenë asnjë komunikim. Nëse dikush prej banorëve kontakton, do të ketë një penalizim për të.
Në zarfin e zi, të lexuar nga Franceska, thuhej:
“Banorë, gjatë këtyre ditëve, Vëllai i Madh, ka vënë re që Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesor të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, që prej këtij momenti Ilnisa do të jetë e padukshme në shtëpi deri në një njoftim të dytë ndërmejt gongut. Asnjë prej banorëve të tjerë, nuk duhet të reagojnë me Ilnisën, t’i flasin apo t’i kthejnë përgjigje. Për cilindo banorë që e thyen këtë denim, Vëllai i Madh do të ketë një penalizim”.
“Kujdes. Vëllai i Madh ju tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të kësaj shtëpie, të jenë shumë të kujdesshëm me ndezjen dhe rregullimin e mikrofonit në mënyrë që zëri i tyre të përcohet tek publiku”.