Luigi Di Biagio mendon se skuadra e tij ka humbur dy pikë pasi meritonte më shumë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Trajneri i Dinamos, komentoi barazimin 1-1 dhe shumë pak edhe episodet që vulosën fatin e sfidës.
“Më pëlqen të flas më shumë për ndeshjen, kam folur për gjyqtarët, del e tepron. Dua të flas për ndeshjen, kemi bërë një ndeshje të mira dhe jam i kënaqur. Për gjyqtarët kemi folur më parë, nuk është se duhet folur çdo javë për gjyqtarët, e kam bërë herën e kaluar. Ndoshta mund ta bëj pas dy muajsh, e bëjmë bashkë. Në fund gjyqtari bëri një ndeshje të mirë në fund, ndoshta nuk jemi me shumë fat. Edhe ne kemi bërë një ndeshje të mirë, skuadra më pëlqeu shumë. Dhe kemi kërkuar deri në fund fitoren dhe kemi bërë një ndeshje të mirë.
Nuk ndryshon asgjë nëse doni të flisni me një më ekspert, është Barushi. Unë jam i kënaqur me atë që kam parë në fushë nga djemtë e mi. Nuk dua të dribloj. Është simulim, është faull që jepet apo jo, gjyqtari nuk e dha, pikë.” Përfundoi tekniku italian.