“Ai sulmues duhet mbajtur me dy vetë”, Ylber Ramadani zbulon frikën e tij kundër Çekisë

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani, në konferencën për shtyp, vlerësoi të dy kundërshtarët e ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Nations League. Mesfushori nënvizoi se Kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja takimet.“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Avantazhi jonë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në “Air Albania”, kjo është një shtysë e madhe për ne”.

Natyrisht, objektivi është ai i deklaruar edhe më parë, vendi i parë në grup: “Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por ne e dimë si ta menaxhojmë dhe e dimë si duhet të luajmë me Çekinë. Atje u mundëm nga duelet dhe topat e gjatë, por mendoj që këtu do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të futemi në fushë shumë seriozisht dhe ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur”.

Çekia, në Pragë, nuk i lejoi kuqezinjve mundësinë për të luajtur lojën. Asfiksi në presing e topa të gjatë drejt Chory, që i bëri jetën të vështirë prapavijës së teknikut Sylvinho. “Sulmuesi i Çekisë është i gjatë dhe duhet ta mbulojnë dy veta. Ashtu e pësum golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre – gjykoi Ramadani -. Normalisht, të gjithë kemi ardhur që të marrim në të dyja ndeshjet rezultate pozitive. Do bëjmë maksimumin. Çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria nga ndeshja e parë me Çekinë? Mendoj që duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”, përfundoi mesfushori i Lecce.

LEXO MË SHUMË:“Edhe kur fle mendoj për golin”, Indrit Tuci mesazh Çekisë në konferencën për shtyp: E njoh mirë lojën e tyre, janë fizikë

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin