Ylber Ramadani, mesfushori i Shqiperisë dhe lojtari i kampionëve të Napolit në Serie A Scott McTominay janë përzgjedhur si dy golat më të bukur të muajt maj, ku në bazë të votave do të shpallet edhe fituesi.
Ylber Ramadani me fanellën e Lecces konkretizoi eurogolin nga distanca në katërkëndëshin e Torinos. Një fitore jetike për misionin “mbijetesë” që erdhi nga këmbët e lojtarit shqiptar. Po kaq i rëndësishëm ishte edhe rrjeta e McTominay, e cila i hap rrugë titullit për napolitanët përmes një gjysmë roveshate.
“Një fitore e rëndësishme sot, i lumtur për këtë gol. Të gjithë së bashku në Romë. Forza Lecce!”, shkroi Ramadani pas në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
NDESHJA LECCE-TORINO 1-0
Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces në fitoren 1-0 ndaj Torinos. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit të Serisë A, me një predhë nga distanca, shkruan A2.
Ramadani u aktivizua në fundin e pjesës së parë, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pierret, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Ramadani shënoi një supergol, duke shtangur portierin serb Milinkovic-Savic.
Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera duke shpërthyer në lot. Ramadani këtë sezon e kishte humbur besimin e trajnerit Giampaolo dhe ky ishte goli i parë i tij në këtë kampionat.