ZYRTARE/ Xhuliano Skuka mbyll aventurën në Portugali, sulmuesi transferohet te…

Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka i ka dhënë fund aventurës me portugezët e Penafiel teksa së fundmi është transferuar te skuadra rumune e Poli Iasit që renditet në vendin e parafundit në kampionat dhe lufton për mbijetesë.

26-vjeçari duket se ka zgjidhur kontratën e tij përfundimisht me francezët e Metz, duke u transferuar si lojtar i lirë te skuadra rumune.

Futbollisti dibran do të kërkojë të ringrihet pas momentit të vështirë që ka kaluar në sezonet e fundit. Me Penafielin në Ligën e Dytë portugeze, Skuka u aktivizua 7 ndeshje në kampionat, dhe 1 në Kupë, ku gjeti edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

TRANSFERIMI NGA PARTIZANI TE METZ

Transferimi i Xhuliano Skuka, sulmuesitështë arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas. Skuka, i ardhur nga Dinamo, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin. Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër. Një njohje me sulmuesin dibran, që datonte që nga kohët kur tekniku drejtonte Korabin. Edhe me Colella gjërat nuk ndryshuan, madje Skuka u bë pika e referimit. Të kuqtë duhet të kenë siguruar 1 milionë euro nga ai transferim.   Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe. Skuka arriti njëkohësisht të jetë edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Comments are closed

Add Comment