Prej kohësh ishte zhdukur nga “radari”, ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Rumani me golin e shënuar (video)

Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Poli Iasi, po luan në transfertë përballë Gloria Buzau. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të grupi “play-out” të Superligës rumune është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht Xhuliano Skuka ai që gjeti rrugën e rrjetës, pas vetëm dy minutave lojë. Pas një topi të gabuar nga mbrojtësi kundërshtar, ish-i i Partizanit përfitoi dhe shënoi një gol fantastik me parabël, duke lënë të shtangur portierin.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e tetë për sulmuesin dibran me fanellën e Poli Iasi. Ky është goli i dytë që Skuka shënon, duke treguar që nga ndeshja në ndeshje po përshtatet mjaft mirë.

NGA PENAFIEL TE POLI IASI

Xhuliano Skuka i dha fund aventurës me portugezët e Penafiel teksa së fundmi është transferuar te skuadra rumune e Poli Iasit që renditet në vendin e parafundit në kampionat dhe lufton për mbijetesë. 26-vjeçari zgjidhi kontratën e tij përfundimisht me francezët e Metz, duke u transferuar si lojtar i lirë te skuadra rumune. Futbollisti dibran do të kërkojë të ringrihet pas momentit të vështirë që ka kaluar në sezonet e fundit. Me Penafielin në Ligën e Dytë portugeze, Skuka u aktivizua 7 ndeshje në kampionat, dhe 1 në Kupë, ku gjeti edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

Transferimi i Xhuliano Skuka, sulmuesitështë arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas. Skuka, i ardhur nga Dinamo, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin. Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër.

LEXO ME SHUME:ZYRTARE/ Xhuliano Skuka mbyll aventurën në Portugali, sulmuesi transferohet te…

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës