Xhoana Nano rishfaqet pas shumë vitesh në Shqipëri, ja si duket tani gruaja e ish- kryeministrit (FOTO)

Që pas largimit nga politika, daljet e Fatos Nanos kanë qenë të rralla, e më të rralla ato ku ai është së bashku me bashkëshorten, Xhoanën. Megjithatë, pak ditë më parë çift është rishfaqur në Shqipëri, pasi Xhoana Nano ka festuar 50 vjetorin e lindjes.

Edhe pse ata janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë, çifti Nano shumë rrallë janë parë në dalje publike.

Këtë herë ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon foton e partneres së ish-kryeministrit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur