Xheloze ndaj ish-partnereve të Gjikos?! Elita Rudi e tregon publikisht, takon njërën prej tyre

by S.M

Elita Rudi dhe Gjiko janë nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Dyshja që janë prindër të dy fëmijëve që prej kohës që janë bashkë nuk janë përfolur për ndonjë krizë mes tyre dhe shfaqin pozitivitet në çdo paraqitje bashkë.

Së fundmi Elita ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku është përgjigjur në pyetjet nga më interesantet.

Në mesin e shumë tjerave ajo që na bëri përshtypje më shumë ishin disa për ish-të dashurat e Gjikos.

“A ke takuar ndonjë ish-të dashur të Gjikos ndonjëherë?”- e ka pyetur një ndjekëse dhe Elita është përgjigjur “Po”.

Ndërkohë e pyetur më pas nëse bëhet xheloze për ish-të dashurat e Gjikos ajo ka thënë se nuk ka arsye. “Pse të jem xheloze për ish-të dashurat e bashkëshortit? Kur ai është bashkëshorti im, dashuria ime?”- ka thënë Elita.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.