William Cordeiro njofton largimin nga Laçi. Ekipi kurbinas u rendit në vendin e dhjetë, dhe së fundmi po vazhdojnë largimet e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit.
I fundit që ka njoftuar lamtumirën nga skuadra e Laçit është. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, golashënuesi më i mirë i kurbinasve me 9 gola, ka falenderuar klubin dhe presidentin Laska.
View this post on Instagram
POSTIMI I WILLIAM CORDEIROS
“Fundi i një cikli. Kalova dy sezone me këtë fanellë, në të cilat isha shumë i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë në këtë klub, presidentin Pashk Laska, Dario Pali dhe të gjithë ekipin e tij, dhe të falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë.
Më vjen keq që nuk i arritëm qëllimet tona këtë sezon, por do të mbështes që klubi të kthehet në vendin që i takon, që është Superliga. Faleminderit shumë.”, u shpreh William Cordeiro.
VLLAZNIA 1-1 LAÇI
Laçi rrëzohet nga kategoria me barazimin 1-1 në Shkodër. Në fakt, rezultatet e tjera e bënë të kotë ndeshjen në Loro Boriçi, ku Vllaznia nuk mundi dot as të përfitonte nga humbja e Egnatias kryesuese për të marrë vendin e parë. Shkodranët duhet të kënaqen me 70 milionë që i dhuron vendi i dytë dhe komoditetin e dy rezultateve në tre në Final 4. Laçi mori avantazhin me Bibon, por e kishte të qartë se rënia ishte vulosur me Tiranën që po fitonte derbin. Balaj barazoi rezultatin për ti bërë një mbyllje jo të hidhur kampionatit e për të rrëmbyer trofeun e Këpucës së Artë me 17 gola, që i jepet shënuesit më të mirë të kampionatit.