Aplikacioni WhatsApp mund të shtojë opsionin Chat Lock, nëpërmjet të cilit përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë një bisedë, e cila mund të lexohet vetëm pasi të aksesohet me gjurmën e gishtit ose një fjalëkalimi.
Madje nëse dikush tjetër do të tentojë të hapë këtë bisedë dhe nuk arrin të kalojë kodin e sigurisë, atëherë ajo do të fshihet.
Gjithashtu bisedat me kod nuk do të jenë të dukshme në listën e chat-eve të aplikacionit. Funksioni mund të aktivizohet direkt nga menuja e informacioneve të chat-it, dhe me kontakte të veçanta, por edhe me grup.
Të gjitha këto biseda të etiketuara do të jenë të dukshme vetëm në një tjetër dritare, pas vendosjes së gjurmës së gishtit apo fjalëkalimit. Ndërkohë që foto dhe video në bisedat e fshehta nuk do të ruhen automatikisht në galerinë e smartphone-it siç ndodh me komunikimet tradicionale.