✍️Nga Rusia në Kroaci, Tirana vendos të sakrifikojë lojtarin (SHIFRA E TRANSFERIMIT)

by KLIKOJE.AL

Tirana ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, klubi bardheblu ende nuk ka përpiluar listën e merkatos në hyrje, pasi fillimisht klubi kërkon të përfitojë financiarisht nga shitja e disa lojtarëve që janë në fokusin e disa klubeve Europiane. Një nga ato futbollistët është Walid Jarmouni. Në orët e fundit është mësuar se lojtari ka refuzuar e klubit rus Sochi që militon në Kategorinë e Parë, e cila ka dashur të blejë francezin për rreth 350 mijë euro.

Në fillim, sulmuesi francez Walid Jarmouni ka thënë po, ndërsa më pas është tërhequr, pikërisht në momentin e firmës. Tirana ka edhe një ofertë nga Suedia dhe Hajduku i Splitit. 25-vjeçari ishte golashënuesi kryesor i Tiranës, mësohet se klubi kroat ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Më saktë, palët kanë mbyllur në parim transferimin në Kroaci.

Gjithsesi, ende nuk ka një vendim final. Te bardheblutë, nuk donin ta shisnin sulmuesin pa të paktën 400-450 mijë euro dhe kjo kishte bllokuar një lëvizje të tij në një skuadër tjetër, por duket se 26 herë kampionët janë dorëzuar dhe do ta lëshojnë për 200-300 mijë euro. Francezi ka spikatur me golat e tij te Progres Niederkorn në Luksemburg. Karriera e tij ndërkohë ka filluar në Francë, ku luajti rreth 5 vite. Edhe Mahamadu Dembele kërkohet në Austri, Turqi, si dhe ka interesim nga skuadrat skandinave. Vlera e Dembelesë shkon në 250 mijë euro.

LEXO ME SHUME:Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.