Vuçiç ashpërson tonet: Do vendosim 1000 forca sigurie në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar paralajmëroi më 8 Dhjetor shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Deri te kjo situatë erdhi një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur