234
Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në të dy gjunjtë. Braziliani vuante prej vitesh nga problemet me gjunjtë dhe së fundmi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhimbjeve që e ndiqnin që prej mbylljes së karrierës si futbollist.
“Gjunjë të reja”, shkruan Ze Maria në llogarinë e tij në Instagram teksa falenderon edhe doktorin që i bëri operacionin. Tani 49-vjeçari do të vijojë fizioterapinë për t’u rehabilituar më së miri dhe të rikthehet në formën e mëparshme.
Ze Maria ishte trajner i Tiranës në sezonin 2017-2018 në Kategorinë e Parë dhe u shkarkua në tetor të sezonit pasardhës në Superiore.