Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Përmetit ditën e djeshme ku një 82-vjeçar goditi disa herë për vdekje me bastun bashkëshorten e tij.
Situata u përshkallëzua edhe më tej, kur 82-vjeçari Leonidha Peçi pas shoqërimit në polici, mësohet se ka pësuar infarkt dhe është transportuar pranë spitalit rajonal, ku mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pasi është përmendur, i moshuari ka shfaqur një sjellje të pazakontë para bluzave të bardha, pasi kërkonte të kthehej në shtëpi për të takuar bashkëshorten Afroviti Peçi. Ndërkohë, ai ende nuk ka dhënë dëshmi në lidhje me krimin e rëndë.
Megjithatë sot në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ka qenë nipi i çiftit Peçi që ka folur e ka treguar më shumë rreth gjyshërve.
Para disa vitesh ka pasur denoncime në polici. Nuk dihet nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor, se duheshin bërë vizita. Ai ka qenë i dhunshëm gjithmonë.
Edhe kur vija t’i vizitoja në shtëpi, dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dukej sikur shkonin mirë, pastaj kur ikja fillonin prapë. Unë e dija që gjyshja kishte denoncuar në polici, nuk e di nëse ka pasur urdhër-mbrojtje.
Për herë të fundit i takova para ca kohësh se nuk mund të vija shpesh për shkak të punës. Mamaja ime kur ishte gjallë kishte marrëdhënie shumë të afërt me nënën e vet, pra me gjyshen.
Nuk kishin probleme financiare sepse ne të gjithë i ndihmonin. Besoj kishin sherre të kota,” tha nipi.