Ekip i ri probleme të vjetra, Tirana ngec sërish, Vora e kthen në skuadër të vogël (VIDEO)

Vora

Kërkohej kthesa pas barazimit me Bylisin dhe ndoshta Vora si skuadër ardhur nga Kategoria e Parë mund të ishte momenti kur Tirana të koleksiononte pikët e plota. Një gjë e tillë nuk ndodhi sepse Vora tregoi karakter duke mposhtur bardheblutë me rezultatin 3-0 dhe duket se kryeqytetasit kanë humbur shkëlqimin ende pa nisur mirë kampionatin. Një ndeshje që nisi mirë për vorakët të cilët në minutën e 36′ kaluan në avantazh me Karricën.

Ish-lojtari i Ballkanit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, vetëm 60 sekonda nga rifillimi i takimit, Karrica edhe një herë shënon për Vorën duke dyfishuar rezultatin. Një përballje që u vështirësua për Tiranën e cila u godit keq moralisht.Në të 69-tën, Vora do të shënonte golin e tretë me Zunën, ndërsa Tirana u kundërpërgjigj, me Eliton Junior, braziliani shënoi për Tiranën, por goli i tij nuk vlejti për Tiranën, që duket se bardheblutë këtë sezon do të kenë shumë probleme.

LEXO ME SHUME:REAGIMI I PLOTË! Skuka pas sherrit me shokun e skuadrës bën postimin emocionues (FOTO)

 

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia