Von Cramon: Nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit, Kosova do të kishte liberalizim të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, thotë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit për këtë çështje.

Von Cramon i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm qytetarët e Kosovës nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Europë.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Von Cramon ka qenë çdo herë e zëshme për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo kishte thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE