Vllaznia, vjen largimi i parë nga kuqeblutë; klubi nuk rinovon kontratën me sulmuesin (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Bruno Gomes është largimi i parë nga Vllaznia. Drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë preferuar të mbyllin bashkëpunimin me këtë futbollist, duke mos rinovuar me të.

Kontrata e futbollistit me klubin e Vllaznisë ka përfunduar dhe tashmë, ai do të largohet nga Shkodra. Gomes u afrua në merkaton e verës si një futbollist që do të zëvendësonte Bekim Balajn në repartin e sulmit, por nuk arriti të linte gjurmët e duhura në Superiore me Vllazninë dhe pastaj duke u aktivizuar me U21.

Trajneri Brdariç siç duket nuk e ka patur në plane për sezonin e ri dhe tani Gomes duhet të shohë për një tjetër aventurë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.