Vllaznia arriti një fitore bindëse në kohën shtesë përballë Erzenit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke avancuar mes katër skuadrave më të mira. Trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, tregoi se ku çaloi skuadra e tij në momentin e pësimit të golit.
“Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. I dhamë golat në pjesën e parë, kishim një lojtar tepër. Nuk shfrytëzuam disa raste në pjesën e dytë, e morëm golin siç e patë si e morëm dhe deri në përfundim të 90 minutave na mungonte ideja. Ndoshta jo neglizhencë, por shumica e lojtarëve, në ndeshjet e fundit i kanë luajtur 90 minuta.
Ndoshta 20 minutat e para ja lamë topin kundërshtarëve. Mendoj se zakonisht, ne ekipet i presim në bllokun e mesëm. Menduam se kemi atë tip lojtarësh që kërkojnë top në hapësirë.
Gabuam në vendosje, edhe pse kishim një lojtar më tepër. Nuk ishim të rrezikshëm. Mungonin lëvizjet veçanërisht të mesfushorëve. Mendoj se aty e kishim atë problem, sepse dhe pasimi i fundit nuk ishte i saktë”, tha Osmani për “MCN”.