Vllaznia nis seancat stërvitore për Kupat e Europës, Xhaferi ia bën të qartë Memellit: Titulli më intereson, është pjesë e investimit

by S.M

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, dha një prononcim të shkurtër për mediat teksa u pyet për objektivin e shkodranëve këtë sezon. Kreu i kuqebluve u shpreh me bindje se ekipi i tij do të ketë gjithmon synimin për maksimumin, për sa kohë të jetë ai në drejtim.

“Titulli kampion u intereson të gjithëve. Mua më intereson më shumë se tifozëve, më shumë se gjithë Shkodrës pasi përveç anës së pasionit është edhe pjesa e investimit. Vllaznia do të hyjë gjithmon për këtë qëllim, nuk e vej në diskutim. Sa të jem unë te Vllaznia, gjithmonë do të kemi objektiv titullin dhe kupën, apo kupat e Europës, janë synime të padiskutueshme”, tha Xhaferi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.