Vllaznia fiton Klasiken e futbollit shqiptar. Në javën e 26-të të Kategorisë Superiore, ekipi shkodran mposht Tiranën me rezultatin 3-1. Një ndeshje që foli tërsisht për kuqeblutë. Në minutën e 21′, Juric shënoi golin e parë, ndërsa, në minutën e 45′, Balaj i merr kohën bukur Hoxhallarit dhe shënon golin e dytë.
Një goditje psikologjike për bardheblutë, të cilët u munduan të reagonin, dhe ia dolën në një farë pike. Tirana shkurtoi diferencën në minutën e 78′ me Nikqin që do të realizonte, por festa do të zgjaste pak, sepse 1 minutë më vonë, Hoxhallari i pakujdeshshëm do të shkaktonte penallti dhe Balaj nga 11-metrat do të tregohej i saktë. Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë.