Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e radhës me Bylisin, që luhet të dielën në Shkodër. Në seancën e djeshme ekipit i është bashkuar edhe një lojtar tjetër, mesfushori Amir Karimanoviç, i cili ka lënë pas dëmtimin.

Kroati ka munguar në pesë ndeshjet e deritanishme dhe me rikthimin e tij trajneri Brdariç do të ketë një alternativë më shumë. Kujtojmë që Kahrimanoviç është një nga blerjet më të rëndësishme të klubit në merkaton e verës. Ai pritet t’i japë më shumë fantazi Vllaznisë në manovrën sulmuese, pasi është një lojtar më aftësi të mira teknike.

Mesfushori është bashkuar me grupin në stërvitje, por mbetet të shihet, nëse do të grumbullohet për ndeshjen e së dielës, apo jo. E rëndësishme është që shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Vllazninë. Atmosfera në kampin shkodran është shumë e mirë, pasi Vllaznia kryeson renditjen bashkë me Egnatian.

Situata pozitive pritet që të shfrytëzohet edhe në ndeshjen me Bylisin për të siguruar fitoren e radhës, që do të konsolidonte pozitat në kreun e renditjes, duke përfituar ndoshta edhe nga ndonjë ndalesë e rivalëve.

Related posts

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)