Vllaznia mendon shpejt për merkaton, dy lojtarë të Dinamos dhe një i Erzenit pranë firmës me kuqeblutë

Vllaznia

Vllaznia e ka marre shume seriozisht punen per ndertimin e skuadres se sezonit te ardhshem. Diten e djeshme ajo ka zyrtarizuar rinovimet e kontratave me dy mbrojtesit e qendres, Milosh Stojanoviç dhe Marko Juriç, nderkohe qe tashme duket se eshte shume prane edhe nje tjeter firme te rendesishme.

Vllaznia ka hedhur prapa-krahëve zhgënjimin e sfidës me Egnatian. Shkodranët tashmë kanë kthyer fokusin te merkatoja dhe te lojtarët që do t’iu duhen për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Kështu drejtuesit kanë “piketuar” dy futbollistët e parë. Në ‘radarin’ e kuqebluve kanë rënë dy lojtarët e skuadrës kryeqytetase. bëhet fjalë për Albion Markun, i cili ka mbyllur marrëveshjen me Dinamon dhe tashmë është i lirë.

Ndërkohë futbollisti i dytë është Denisson, të cilit i ka përfunduar kontrata me “Blutë, por mes palëve ka një akord për rinovimin. Dy lojtarët nuk janë të vetëm që drejtuesit kërkojnë, mësohet se Amir Kahrimanovic e ka mbyllur me Erzenin dhe është pranë firmës me Vllazninë dhe firma është thjesht çështje kohe.  Kahrimanovic ne fakt edhe verën e kaluar ka qenë në Shkodër dhe ka biseduar me drejtuesit kuqeblu por në fund u rikthye në Shijak sepse drejtuesit e Erzenit nuk e lejuan të largohet.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës