224
Ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 15:30 Vllaznia do të presë Teutën për takimin e javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Një përballje e rëndësishme për shkodranët që kërkojnë pikët për Europën, ndërsa klubi nga ana tjetër dëshiron mbështetjen e tifozëve në këtë moment delikat që po kalon skuadra.
Klubi kuqeblu ka publikuar cmimet e biletave. Në tribunën VIP një biletë kushton 1500 lekë të vjetra, më pas te sektorët e tjerë ka një ulje cmimi, ndërsa për tifozët e Teutës, një biletë kushton vetëm 200 lekë. Ekipi i Vllaznisë renditet në vendin e pestë në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që Teuta në vendin e gjashtë me 42 pikë, kërkon të marrë pikë për të mbyllë llogaritë me mbijetesën dhe zonën e play-outit.