Vllaznia në hall me dëmtimet, katër mungesa të sigurta në sfidën ndaj Egnatias (EMRAT)

Vllaznia

Pas pushimit të së martës, Vllaznia ka nisur përgatitjet për sfidën e së dielës me Egnatian në “Loro Boriçi”. Për shkak të motit me reshje, shkodranët, edhe për t’iu ruajtur dëmtimeve, që në këtë kohë i ka patur të shumta, janë stërvitur në fushë me bar sintetik. E kjo në kompleksin sportiv “Reshit Rusi”. Për momentin janë katër lojtarë të dëmtuar tek Vllaznia, që me shumë gjasa do të mungojnë edhe në sfidën me rrogozhinasit. Bëhet fjalë për Krymin, Grudën, Qaton dhe Qarrin.

E ndërkohë, Vllaznia nuk ka të skualifikuar me kartonë. Vjen nga një gjendje e mirë psikologjike, kjo pas fitores 4-0 në transfertën e Korçës, teksa vijon ta ketë në formë maksimale Bekim Balajn. Por më tepër se kaq dhe nga rezultatet që ka patur me Egnatian këtë sezon, 3-1 në Shkodër dhe 1-1 në Rrogozhinë.

Një sfidë mes rivalësh, por kuqeblutë e Tomas Brdariç janë të bindur që mund t’ia dalin dhe të vazhdojnë ndjekjen e kryesueseve. Ka qenë një javë e ngjeshur për Vllazninë, sepse ka luajtur tre ndeshje brenda gati 8 ditësh. Kështu që duhet dhe kohë rekuperimi për të gjithë futbollistët. Sa i përket merkatos, ende nuk ka hyrje për shkak të bllokimit, kurse në dalje janë të gjithë në pritje të ofertave për Kevin Dodajn. Gjithsesi tanimë vëmendja është tërësisht e përqendruar tek sfida e së dielës me Egnatian. Kuptohet për të mbajtur ritmin e sukseseve.

LEXO ME SHUME:Klasike për infarkt! Balaj është BEKIM i Vllaznisë, dy golat e sulmuesit fundosin Tiranën në renditje

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit