Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 0-2 Partizanin në javën e 30-të të Abissnet Superiore. Me këtë sukses, shkodranët “blindojnë” vendin e parë në renditje me 56 pikë, ndërsa të kuqtë mbeten në vendin e katërt, në zonën Play-Off, me 44 pikë.Një moment që ndikoi në rrjedhën e lojës ishte edhe minuta e 17-të, kur trajneri i Partizanit, Kërnaja, u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë brenda vetëm pak sekondash nga gjyqtari Xhaja.” topin dhe e dërguar në rrjetë për 0-1.
Më herët, në minutën e 53-të, Isgandarli kishte tundur rrjetën, por edhe ky gol u anulua për offside, vendim i konfirmuar më pas nga sistemi VAR. Sulmuesi i Partizanit ishte ndër më të rrezikshmit, teksa në fundin e pjesës së parë (45+1’) humbi një tjetër rast të mirë, duke dërguar topin jashtë.Sfida u shoqërua me polemika dhe episode të shumta. Në minutën e 74-t, Partizani festoi përkohësisht golin e barazimit me Isgandarlit, i cili realizoi një roveshatë spektakolare, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje – goli i dytë i anuluar për të në këtë takim.
Ndeshja u vendos nga një moment vendimtar në minutën e 82-të, kur Vllaznia Shkodër gjeti golin e fitores me Dodajn. Pas një krosimi në zonë, Gjini devijoi topin me kokë, ndërsa Dodaj përfitoi nga një hutim i mbrojtjes së Partizanit. Dodaj realizoi edhe në minutën e 92′ golin e dytë personal.
Në fund, Vllaznia administroi avantazhin minimal dhe mori tre pikë të arta në garën për titull, ndërsa Partizani mbetet në luftë për pozicionet e Play-Off-it.