Balaj dhe Kallaku i japin fitoren Vllaznisë në terrin e “Air Albania-s”, Dinamo pa ide në kryeqytet

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka dalë triumfuese nga përballja ndaj Dinamos, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit, duke fituar me rezultatin 0-2 në stadiumin “Air Albania”. Shkodranët zhbllokuan takimin në minutën e 30-të, kur Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Ndeshja u shoqërua edhe me një episod të pazakontë, pasi projektorët e stadiumit “Air Albania” u fikën menjëherë pasi skuadrat hynë në dhomat e zhveshjeve për pushimin mes pjesëve. Për shkak të mungesës së ndriçimit, rifillimi i takimit u shty, ndërsa projektorët nuk u rindezën për disa minuta, duke krijuar paqartësi dhe vonesa në vazhdimin e lojës.

Në pjesën e dytë, Vllaznia administroi mirë avantazhin dhe në minutën e 84-t Kallaku vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për shkodranët. Dinamo tentoi të reagojë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke u detyruar të pranojë humbjen në këtë sfidë. Vllaznia shkon në vendin e dytë me 36 pikë dhe Dinamo mbetet në vendin e katërt me 33 pikë.

LEXO ME SHUME:Fitore për infarkt, Partizani zë “mat” Teutën në frymën e fundit (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.