Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia është rikthyer si pretendente kryesore për titullin kampion. Kuqeblutë kryesojnë renditjen e Superiores me po aq pikë sa Egnatia, ndërsa numërojnë katër fitore radhazi në kampionat. Akoma nuk është afruar asnjë lojtar në merkaton e janarit, ndërsa edhe merkato është shfaqur e bllokuar nga FIFA.

Mësohet se nesër pritet të prezantohet Kevin Dodaj. Kjo është dhe goditja e bujshme e merkatos së janarit, pasi bëhet fjalë për një sulmues që e njeh ambientin kuqeblu ku është rritur.

Bëhet fjalë për një huazim të lojtarit Kevin Dodaj deri në fundin e sezonit nga CSKA Sofia te Vllaznia. Klubi bullgar ka të drejtën e kartonit, që bleu në verë nga Vllaznia. Shkodranët ishin opsioni i vetëm ku lejohej huazimi sipas rregullave të FIFA-s. Kështu përfitoi Vllaznia, pasi CSKA nuk e kishte në llogari për pjesën e mbetur të sezonit.

LEXO ME SHUME:Show i Diallos në 25 minuta, Elbasani zhyt në krizë ndaj Dinamos (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.