0-0, por me “zjarr”, nuk ka fitues mes Vllaznisë dhe Dinamos

Vllaznia

Barazim pa gola në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia dhe Dinamo City u ndanë në shifrat 0-0 në një ndeshje të tensionuar dhe të mbushur me polemika. Takimi nisi menjëherë me emocione, teksa në minutën e 2-të vendasit pretenduan për penallti pas një dueli mes Bismark dhe Meksit. Fillimisht gjyqtari akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u korrigjua në goditje dënimi jashtë zone, ndërsa Meksi u ndëshkua me karton të verdhë.

Protestat e shkodranëve vijuan edhe në minutën e 21-të, kur Ardit Mala u rrëzua në zonë pas një kontakti me Nezirin. Pavarësisht kërkesave të lojtarëve të Vllaznisë, gjyqtari lejoi vijimin e lojës dhe nuk pati rishikim nga VAR. E njëjta situatë u përsërit edhe në minutën e 68-të, sërish me Malën protagonist, i cili pretendoi për penallti pas një tjetër kontakti në zonë. Edhe këtë herë arbitri nuk ndryshoi vendim, madje ndëshkoi Malën me karton të verdhë për protesta.

Pavarësisht insistimit të Vllaznia Shkodër për të fituar një penallti në disa raste, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një sfidë pa gola, por me shumë diskutime, ku polemikat për vendimet e arbitrimit pritet të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas ndeshjes.

LEXO ME SHUME:Çmenduri në Durrës! Teuta dhe Partizani dhurojnë spektakël me 4 gola (video)

Related posts

E FUNDIT/ Vendim drastik pas disfatës: kapiteni përjashtohet, akuza të rënda në ajër

Çmenduri në Durrës! Teuta dhe Partizani dhurojnë spektakël me 4 gola (video)

Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)