Vllaznia bën ndeshjen heroike në Shkodër, përmbys Vikingur por në Islandë llogaritë mbeten të hapura

Vllaznia

Vllaznia bën përmbysjen e madhe ndaj Vikingur, përballje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në “Loro Boriçi”, takimi u mbyll me rezultatin 2-1. Një përballje ku shkodranët treguan forcë karakteri duke u rimëkëmbur në pjesën e dytë. Në minutën e 10’ Vllaznia do të pësonte golin nga një goditje nga këndi, Gunarson gjuan me kokë dhe shënon golin e avantazhit.

Vllaznia në pjesën e parë tentoi në disa momente të barazonte me Bismark dhe Malën, por 45 minutat e para u mbyllën 0-1. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 67′, ekipi kuqeblu do të barazonte pas një harkimi nga këndi të Malës, Bajrami me kokë mposht portierin kundërshtar.Goli i pësuar goditi islandezët pasi në të 75-tën, ekipi shkodran shënoi golin e dytë. Mala bëri gjithçka vetë duke shkuar në metrat e fundit dhe con topin në rrjetë, falë edhe një devijimi të mbrojtësit. Vllaznia e nis mbarë ndeshjen e parë, por nuk jep siguri në takimin e dytë që do të zhvillohet në Islandë.

LEXO ME SHUME:Elbasani vë bast për sulmuesin 21-vjeçar paguan 50 mijë euro për kartonin e tij

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin