Boronica e kuqe është përdorur për dekada të tëra për vetitë e saj ushqyese dhe mjekësore, si dhe për shijen e saj. Gjithashtu përdoret në kuzhinë dhe ka shumë mënyra për ta përfshirë në dietën ushqimore.
Boronica e kuqe forcon sistemin imunitar: Një gotë me lëng boronicë në ditë ju ndihmon për të forcuat sisitemin tuaj imunitar. Boronicat e kuqe janë të njohura për vetite antioksidante për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira.
Përmbajtja e substancave antioksidante është më e lartë në krahasim me fruta të tjera të kuqe.
Ndihmojnë tretjen: Boronicat e kuqe janë të pasura me fibra, te cilat ndihmojne tretjen. Konsumoni boronica të kuqe të freskëta për të marrë rezultatet më të mira për të ndihmuar tretjen.
Gjithashtu boronicat janë të mira dhe kundër inflamacioneve, ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kronike në stomak dhe zorrë.
Të humbni peshë: Krahasuar me lëngje frutash të tjera, boronica është më pak e ëmbël dhe është e lehtë për të gjetur në supermarket si 100% lëng i pastër, pa sheqer të shtuar. Pini një gotë me lëng boronicë në mëngjes sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar ditën.
Ndihmon për parandalimin e kancerit: Studimet kanë treguar gjithashtu se konsumimi i boronicës zvogëlonë rrezikun e formimit të qelizave të kancerit. Pa marrë parasysh formën se si i konsumoni, të freskëta apo jo, përfshini boronicat në dietën tuaj ushqimore.
Përmbajnë vitaminë C: Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, neutralizon radikalet e lira, forcon sistemin e imunitetit dhe kontribuon në prodhimin e kolagjenit. Boronica përmban një sasi të madhe të vitaminës C.
Disa mënyra të lehta për ti përfshirë në dietën tuaj:
– Shtoni boronicë të kuqe në drithërat tuaj për mëngjes
– Pini lëng boronice
– Gatuani biskota ose mufflins me boronicë
– Shtoni boronica të kuqe në gatimet me mish pule dhe gjel deti
– Konsumoni boronica të kuqe të thata në mesditë