390
Nuk është një sezon i mirë i Kastriotit në Kategorinë e Parë. Klubi krutan erdhi këtë sezon nga elita dhe renditet në vendin e tetë, shumë larg pretendimeve për të arritur Superioren. Tekniku Ramadan Ndreu i ka bërë të ditur drejtuesve se duhen lojtarë të tjerë për të përforcuar skuadrën, por si duket klubi fillimisht duhet të bëjë me largimet.
Armaldo Mezini ka mbyllu bashkëpunimin me klubin. Mesfushori 28-vjeçar zhvilloi 12 ndeshje me ekipin krutan dhe tani është lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave.