Vjen largimi i parë nga Skënderbeu, klubi nuk i rinovon kontratën sulmuesit (FOTO)

Gresild Lika, e ka mbyllur aventurën me Skënderbeut. Sulmuesi është në fund kontratë dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë. Hapësirat për Likën në Superiore ishin të pakta dhe për këtë arsye, nuk është zgjatur bashkëpunimi. Sulmuesi ka dalë lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re.

26-vjeçari u bashkua me bardhekuqtë në verën e vitit 2022 dhe në Kategorinë e Parë, ishte një nga më të spikaturit. Megjithatë, situata në Superiore, ishte ndryshe, aty ku lojtari kishte pak hapësira. Vetëm 525 minuta për sulmuesin duke shënuar vetëm një gol në takimin kundër Kukësit përfunduar me rezultatin 2-2.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës